Njihuni me Rose, mbesën sozi të Jacqueline Kennedy-t 0 10

/Bordo/ Anila Dedaj

Në moshën 28-vjeçare, Jackie Kennedy do të sillte në jetë vajzën e saj Caroline, mamanë e Rose Kennedy Schlossberg. Por në ndryshim nga gjyshja më e përfolur e Amerikës, Rose nuk është aspak e prirur as për të qenë mama në moshë të re, dhe aq më pak për një karrierë politike. Rose është një nga gratë me të ardhmen më të ndritur të familjes katolike më të famshme në botë por duket se nuk shqetësohet shumë rreth kësaj. Miti i familjes Kennedy është zhdukur? Ka përfunduar epoka e Yankess, e salloneve newyork-eze apo e makinave Dallas? Jo, miti i anëtarëve të familjes Kennedy është ende e gjallë. Dhe fakti se për Rose Kennedy Schlossberg flitet kaq shpesh, veçanërisht në këtë periudhë e dëshmon një gjë të tillë. Motivi është aq i thjeshtë po aq edhe i këndshëm: Rose që po afron tek të tridhjetat ka një ngjashmëri shumë të madhe me gjyshen e saj Jacqueline. As vetë Caroline, trashëgimtarja e familjes më të fuqishme në botë, nuk i ngjan kaq shumë mamasë së saj.  Është pikërisht ky motivi që e vendos Rose-n aktualisht në qendër të vëmendjes, duke e bërë mbesën më të vëzhguar të Amerikës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *