KreuCelebrity

Urimi prekës i Kylie Jenner për ditëlindjen e motrës së saj Kendall

Kylie Jenner është një motër krenare. Si më e vogla e Kardashianëve, ajo ka shumë motra, por ka qenë Kendall ajo që ka marrë një urim të veçantë për ditëlindjen e saj të 21-të. Ajo postoi në Instagram një foto kur Kylie dhe Kendall ishin të vogla duke shkruar një mesazh mjaft prekës për “gjysmën tjetër”.

“Motra ime e madhe është 21 vjeç tani. Gëzuar ditëlindjen Kenny, gjysma tjetër e imja. Nuk do të isha kjo që jam nëse nuk do të ishe ti. Kemi ëndërruar për ditën kur ti do të bëheshe 21 dhe unë 19 vjeç. Erdhi kaq shpejt. Por, ajo që je dhe ku ke arritur ti tani është përtej pritshmërive të mia më të çmendura! Ti je një engjëll motra ime supermodele. Më pëlqen kur të shoh teksa po jeton ëndrrat e tua. Çdo Kylie ka nevojë për Kendall-in e saj.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF