KreuStil Jetese

Çështja Brangelina, dy nga fëmijët duan të jetojnë me babanë e tyre

/Bordo/ Anila Dedaj

Angelina Jolie është duke u përpjekur  fort për të marrë kujdestarinë e 6 fëmijëve të saj me Brad Pitt, por kjo çështje po bëhet edhe më e vështirë. Dy nga fëmijët e Brad dhe Angelina-s, Pax dhe Shiloh, po kërkojnë që të jetojnë me babanë e tyre.

“Kohët e fundit, Pax dhe Shiloh i kanë thënë Angelina-s se ata preferojnë të jetojnë me babanë e tyre”, janë shprehur burimet për “Radar Online”. “Pax dhe Shiloh janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe ata ndihen më të afërt emocionalisht me Brad-in. Nëse Pax dhe SHiloh dëshirojnë me të vërtetë të rrinë me Brad, atëherë Angelina e ka me të vërtetë të vështirë që të marrë kujdestarinë për fëmijët. Si mund të pretendojë se është duke bërë më të mirën për fëmijët nëse ajo injoron dëshirat e tyre?”

Kjo është me të vërtetë një situatë e komplikuar! Angelina është duke u përpjekur të bëjë atë që ajo mendon se është më e mira për familjen e saj, por duket më të vërtetë e vështirë. Brad dhe Angelina kanë 6 fëmijë: Maddox, 15-vjeç, Pax, 12-vjeç, Shiloh 10-vjeç, Zahara 11-vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 8 –vjeç. Për momentin, të gjithë fëmijët janë duke jetuar me Angelina-n në një apartament me qera në Malibu. Brad dhe Angelina janë duke negociuar në mënyrë zyrtare për kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve edhe pse Angelina ka bërë kërkesë për kujdestarinë e plotë, në mënyrë që Brad të ketë vetëm të drejtën e vizitave. Por nëse hetuesit e DCFS gjejnë ndonjë provë të dhunës së përfolur që Brad mund të ketë ushtruar ndaj fëmijëve, ai rrezikon të humbasë edhe të drejtën për t’i vizituar ata.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF