Gjatë gjithë fushatës presidenciale Hillary Clinton është mbështetur edhe në fuqinë e ”yjeve” të politikës si senatorët Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders, bashkëshorti i saj dhe ish-presidenti, Bill Clinton si dhe zonja e parë, Michelle Obama dhe presidenti aktual amerikan, Barack Obama për të përkrahur dhe arritur zgjedhjen e saj.
Por, në ditët e fundit të një sezoni fushate, një numër i muzikantëve të profilit të lartë do të shfaqen në emër të saj, si pjesë e koncertit turne “Get out the vote”.
Pothuajse të gjitha paraqitjet janë në shtetet fushëbeteje ku duhet të fitojë.
Ato shërbejnë gjithashtu si apel për votuesit e rinj dhe afrikanoamerikanët, të dyja demografia kyçe të zgjedhësve për Clinton.
Dje në koncertin turne morën pjesë disa interpretuesit, duke përfshirë yllin e hip-hop-it Jay Z në Cleveland, Ohio, së bashku me bashkëshorten e tij Beyonce, një yll i madh në zhamrin e saj, si një e ftuar surprizë.