Lexojeni: Kjo është letra më e bukur e dashurisë

View Gallery
21 Photos

/Bordo/ Anila Dedaj

Letra e dashurisë së Johnny Cash për June Carter

Një studim i kompanisë së sigurimeve “Beagle Street” e ka cilësuar si letrën më të bukur të dashurisë të të gjitha kohërave. Dhe nuk habit fakti se ai që e shkruan është Johnny Cash për të dashurën e tij June Carter, me të cilën u martua në vitin 1968.

Ishte një dashuri pasionante ajo ndërmjet Johnny-t dhe June. Një tërheqje shpirtërore më shumë se fizike, që i ka shoqëruar për më shumë se 35 vjet me radhë, e ushqyer edhe nga pasioni për muzikën. Letra, që daton më 23 qershor të vitit 1994 është shkruar për datëlindjen e 65-të të June, dhe është dëshmitare e një ndjenje të maturuar, por ende të gjallë dhe të re si ditën e parë.

23 qershor 1994

Odense, Danimark.

Gëzuar datëlindjen princeshë.

Jemi duke shkuar drejt pleqërisë dhe po e bëjmë këtë rrugëtim së bashku.

Nuk mendojmë në të njëjtën mënyrë. Lexojmë mendimet e njëri-tjetrit. E kuptojmë atë që tjetri do të thotë edhe pa pyetur. Ndonjëherë e zemërojmë nga pak njëri-tjetrin.  Ndërsa herë të tjera e marrim çdo gjë të mirëqenë.

Por herë pas here, ashtu si edhe sot, mendoj për të gjitha këto dhe kuptoj se sa me fat jam që ndaj jetën time me gruan më të mrekullueshme që kam takuar. Je ende tërheqëse dhe më frymëzon. Ti më jep kaq shumë kurajë! Je objekti dëshirave të mia, arsyeja e parë e ekzistencës sime në Tokë.

Të dua shumë!

Gëzuar datëlindjen princeshë.

John

Nëntë vjet më vonë, në 15 maj të vitit 2003, June Carter Cash ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare për shkak të komplikimeve pas një ndërhyrje kirurgjikale duke lënë një zbrazëti të pakapërcyeshme në jetën e Cash. Dy muaj pas shuarjes të saj, Johny do t’i shkruante përsëri.

11 korrik 2003

Mesditë.

Unë e dua June Carter. Po, e dua. E dua June Carter dhe ajo më do mua.

Por tani ajo është një engjëll ndërsa unë jo. Tani ajo është një engjëll ndërsa unë jo.

Disa ditë para se të shkruante këtë letër, në 5 korrik të vitit 2003, në një nga shfaqjet e tij në “Carter Family Fold”, Johnny zgjodhi të këndojë “Ring of Fire”, këngën e shkruar nga e shoqja June në vitin 1963 dhe që ai e kishte interpretuar duke e bërë një nga sukseset e tij më të mëdha. Dhe si gjithmonë, nuk mungonte para interpretimit, deklarata e dashurisë për të.

Shpirti i June Carter zbriti mbi mua këtë natë bashkë me dashurinë që kishte për mua dhe me atë dashuri që unë kam për të. Le të krijojmë në një farë mënyre një lidhje midis tokës dhe qiellit. Ajo mbërriti këtu për një vizitë të shkurtër, mendoj se kishte zbritur nga qielli për të qëndruar me mua këtë natë, për të më dhënë kurajë dhe për të më frymëzuar ashtu siç ka bërë gjithmonë.

Johnny Cash u nda nga jeta dy muaj pas atij interpretimi, në 12 shtator të vitit 2003, në Baptist Hospital të Nashville për komplikime diabetike.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.