KreuStil Jetese

Mila Kunis: Në Hollywood më kërcënuan, pasi nuk pozova nudo

Aktorja e famshme, partnerja e Ashton Kutcher nëpërmjet një letre të hapur akuzon botën e kinematografisë amerikane: “Më kanë fyer, më kanë lënë mënjanë, më kanë paguar minimalisht, më kanë injoruar dhe poshtëruar vetëm sepse jam një grua”

“Nuk do të punosh më kurrë”. Kështu më kërcënoi një producent kur refuzova të pozoj gjysmë nudo për një revistë për meshkuj që do të promovonte filmin tonë. Dhe në atë kohë u ndjeva e fyer, e zemëruar e trajtuas si një objekt dhe, për herë të parë në karrierën time, thashë jo. Gjejeni pak? Bota nuk u shemb dhe unë vazhdova të punoj në kinematografi edhe pa bërë kompromise.

Nuk është me siguri aktorja e parë që akuzon botën e kinemasë amerikane, por fjalët e Mila Kuins janë të destinuara të hapin debate më të mëdha se të tjerat. Pasi letra e hapur niset me një denoncim të qartë për këtë tematikë kaq të përfolur në lidhje me yjet më të famshme të Hollywood-it.

                                                                                                                             /Bordo/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF