Sara Kapo rrëfen largimin nga TCH: Më hoqën me lezet 0 337

Në nisjen e sezonit të “Top Show” ishin Sara Kapo dhe Valer Kolnikaj dy opinionistët e kësaj shfaqje, por papritur ata u larguan duke ngjallur shumë diskutime. Valer Kolnikaj e kaloi me të qeshura këtë situatë dhe i pyetur nga Ermal Mamaqi një javë më parë e kaloi me sportivitet pyetjen. Por Sara Kapos duket se i ka ngelur paksa peng mënyra se si e larguan nga Top Channel. Ajo ka folur për “Oktapod” duke thënë se e hoqën “me lezet”. “Ndoshta unë nuk jam për televizion dhe nuk më pëlqen shumë. Më bëhet qejfi për dy opinionistët e rinj. Fillimisht nga stafi m’u kërkua të jepja opinione lidhur me të ftuarit, por më pas më kërkuan t’i ngacmoja, gjë që se bëj dot. Largimi ishte i natyrshëm”, rrëfeu ajo. Aktualisht dy opinionistët e shfaqjes janë gazetari Ervin Kurti dhe gazetarja Albana Osmani.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *