Zayn Malik, si u njoh me Gigi Hadid

Saktësisht një vit më parë, mediat u pushtuan nga lajmi për ndarjen e Gigi Hadid me të dashurin e saj të ditëve të verës Joe Jonas. Njëzetë ditë më vonë, u mësua se Hadid dhe Zayn Malik kishin nisur një lidhje. Modelja dhe këngëtari janë parë për herë të parë në një festë të Victoria’s Secret. Ndërsa takimi i tyre i parë ishte në restorantin “Gemma” në New York.

Restoranti ku u takuan për herë të parë Gigi dhe Zayn
Restoranti ku u takuan për herë të parë Gigi dhe Zayn

“Ajo mbrëmje ishte shumë e këndshme.” – kujton Malik. “Gigi është shumë inteligjente. Ajo di si ta mbajë veten. Është shumë klasike. Ajo ka vetëbesim dhe nuk është arrogante.”

Gigi Hadid dhe Zayn Malik
Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Ata njihen me familjarët respektivë, madje Hadid kaloi ditëlindjen e saj të 21-të me prindërit e të dashurit të saj. Kur janë në të njëjtin vend dhe kanë kohë të lirë, ata janë gjithnjë bashkë. “Ne nuk kemi shkëmbyer çelësat me ta, por jetojmë bashkë me familjen sa herë të mundemi.” – shpjegon Malik.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.