8 filma të famshëm që bazohen në histori të vërteta

View Gallery
8 Photos
8 filma të famshëm që bazohen në histori të vërteta

8 filma të famshëm që bazohen në histori të vërteta

8 filma të famshëm që bazohen në histori të vërteta

8 filma të famshëm që bazohen në histori të vërteta

8 filma të famshëm që bazohen në histori të vërteta

8 filma të famshëm që bazohen në histori të vërteta

8 filma të famshëm që bazohen në histori të vërteta

8 filma të famshëm që bazohen në histori të vërteta

/Bordo/ Anila Dedaj 

Shumë prej nesh dëgjojnë histori emocionuese dashurie dhe thonë: Kjo ndodh vetëm në filma, pasi realiteti është shumë më i thjeshtë edhe i zakonshëm.

Por, jo përherë është kështu, disa nga filmat më të bukur që kanë në fokus dashurinë janë të bazuar në filma të vërtetë. Shumë prej tyre me siguri i njihni, por ajo që nuk dini është me siguri se pas tyre fshihet një rrëfim real.

  1. The vow (Betimi)

Ky film bazohet në historinë e dy të sapomartuarve, Kim dhe Krickitt Carpenter, dhe është luajtur nga Channing Tatum dhe Rachel McAdams. Çifti i ri pësoi një aksident si pasojë e të cilit Krickitt nisi të vuajë nga amnezia. Ajo humbi kujtesën gjatë 18 muajve të fundit, pikërisht boshllëku në kujtesë koincidon me periudhën kur ajo takoi dhe ra në dashuri bashkëshortin e saj. Kujtesa e saj nuk u rikuperua, por Kim nuk u dorëzua: ai qëndroi me Krickitt derisa ajo ra përsëri në dashuri me të.

2. Queen of the Desert (Mbretëresha e Shkretëtirës)

“Mbretëresha e shkretëtirës” është bazuar në biografinë e shkrimtares britanike të apasionuar pas udhëtimeve. Si bijë e dy prindërve të pasur, vajzën nuk e tërhiqte jeta sociale e aristokratëve të Londrës. Gertrude ( e luajtur nga Nicole Kidman) shkon në Lindje, ku bie në dashuri me Henry Gadogan, një punonjës i Ambasadës që luhej nga James Franco.

3. Anna and the King (Anna dhe Mbreti)

Ky film është krijuar nga kujtimet e mësueses, që ishte edhe një figurë publike e apasionuar pas udhëtimeve, Anna Leonwens.  Ajo u mësoi gjuhën si dhe kulturën angleze 39 grave të Mbretit të King Mongkut-it, si dhe 82 fëmijëve të tij për më shumë se 5 vjet në vitin 1860. Anna, personazhi i së cilës luhet nga Jodie Foster, krijoi reputacionin si një grua e urtë dhe vizionare që shpesh mbronte këndvështrimet e saj me bindje.

4. Out of Africa (Jashtë Afrikës)

Ky film bazohet në librin autobiografik të shkrimtares Daneze Karen Blixen. Ajo u transferua në Afrikë ku filloi një biznes të tijin dhe takoi Denys Finch Hatton, një gjahtar dhe udhëtar gjithashtu. Pavarësisht ndryshimeve të mëdha në shije dhe në interesa, Karen dhe Denys patën një romancë emocionuese. Në këtë film personazhin e Karen e ka luajtur Meryl Strepp, e cila u nderua edhe me 7 Academy Awards.

  1. Dangerous Beauty (Bukuri e rrezikshme)

Ky film është një përshtatje e biografisë të një nga kurtizaneve më të famshme dhe më të bukura të Venecias të shekullit të 16-të, Veronica Franco (Catherine Mçormack). Gruaja e re bie në dashuri me një djalë të ri të shoqërisë së lartë dhe nuk mund të bëhej gruaja e tij ligjore. Duke ndjekur këshillën e mamasë së saj, Veronica bëhet një kurtizane dhe, falë zgjuarsisë dhe bukurisë së saj ajo fitoi zemrat e shumë njerëzve.

  1. The Theory of Everything (Teoria e Gjithësisë)

Një shkencëtar si Stephen Hawking bie në dashuri me studenten e tij. Pak kohë më vonë sëmundja po bënte progres dhe ai fillon të humbasë kontrollin mbi trupin e vet, por me ndihmën e të dashurës, ai vazhdon të thellojë studimet dhe kërkimet e tij shkencore. Eddie Redmayne, i cili luan rolin e astrofizikantit të famshëm u dha premier me një Academy Award.

7. The Invisible Woman (Burri i padukshëm)

 

Ky film tregon historinë e dashurisë së Charles Dickens, të luajtur nga Ralph Fiennes,dhe një gruaje të re të quajtur Ellen Ternan, në rolin e së cilës është Felicity Jones. Ata u takuan në vitin 1857 kur ai ishte 45 vjeç dhe ajo ishte 18. Romanca e tyre zgjati 13 vjet, derisa shkrimtari u nda nga jeta.

  1. A Beautiful Mind (Një mendje e bukur)

Roli i Nash luhet nga aktori i mrekullueshëm Russell Crowe. Përpos arritjeve të pabesueshme dhe vështirësive me të cilat gjeniu duhet të përballet, filmi tregon edhe për dashurinë e sinqertë dhe të pastër të gruas së tij të përkushtuar, Alicia Larde, e luajtur nga Jennifer Connelly.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.