KreuArt

Arben Derhemi: Tek ne vijnë gjithmonë gomarë në pushtet

Arben Derhemi: Ju rrëfej kur më “mbërtheu” e qeshura në skenë

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Xing” të Ermal Mamaqit aktori i mirënjohur Arben Derhemi rrëfeu atëherë kur i kishte ndodhur ta “mbërthente” e qeshura në skenë, e para dhe e fundit herë thekson aktori. Ka qenë pikërisht te “Kopraci” në skenën ku luanin së bashku me të ndjerin Roland Trebicka dhe Robert Ndrenikën kur “i mbërtheu” e qeshura, dhe kjo veçse shtoi dozat e humorit te publiku dhe aktorët gjithashtu. “Qeshte publiku, qeshnim ne…Qeshnim ne, qeshte publiku”, kujton Beni gjatë intervistës.

Përpos kësaj nuk kanë munguar edhe batutat që identifikojnë sinqeritetin e aktorit rebel, duke qenë si gjithmonë i drejtpërdrejtë: “Këtu vijnë gjithmonë gomarë në pushtet”, pohoi ai. Pas kësaj Mamaqi ia kthen: “Kujdes pas këtij emisioni mund të ndodhë të mbarojnë fondet”. Por, aktori shprehet se fondet mbarojnë vetëm për Benin.

Ndërsa, i pyetur nga ndjekësit e emisionit në Facebook, se përse nuk realizohet “Njerëz dhe fate II”, ai u përpoq të mos shprehej, por natyrisht si ngaherë për rebelët nuk ka korniza… “Më mirë të mos shprehem…, por në këtë vend nuk bëhet asgjë”, tha aktori.

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme ora 19.00 Derhemi ngjitet përsëri në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me monodramën “Rrno vetëm për me tregue” të At Zef Pllumit, nën regjinë e Milto Kutalit. Një shfaqje që përcjell mesazhe dhe emocione të mëdha për publikun. Ashtu siç u shpreh dhe Beni gjatë intervistës, në këtë shfaqje loti i tij është i ndier dhe real, një gjendje kjo e përjetuar edhe nga spektatorët.

                                                                                             /Bordo/ Anila Dedaj

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF