De Niro refuzon foton me Arnold Schwarzenegger: Ja arsyeja

View Gallery
5 Photos

Gara e ethshme presidenciale në SHBA duket se ka “infektuar” edhe yjet e Hollivudit. Mësohet se aktori Robert De Niro ka refuzuar të bëjë foto me kolegun e tij Arnold Schwarzenegger. Arsyeja ka qenë pikërisht bindjet e kundërta politike. De Niro ka përkrahur Hillary Clinton ndërkohë që Arnold është republikan i thekur, dhe ka qenë guvernator i Kalifornisë për këtë parti. “Nuk dua të kem të bëj fare me njerëz që mbështesin Donald Trump”, është shprehur De Niro dhe ka braktisur fotografinë, sipas revistës Variety. De Niro dhe Schwarzenegger ishin të ftuar në një takim të organizuar nga “Miqtë e Izraelit” në Beverly Hills dhe para se të shkrepej fotoja mes tyre, De Niro ka pyetur vazhdimisht “Terminatorin” nëse do të votonte për Trump.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.