Lady Gaga aktore, në rolin e stilistes Donatella Versace

Pas dy sezoneve të “American Horror Story”, Lady Gaga do t’i bashkohet ekipit me në krye producentin ekzekutiv Ryan Murphy, për sezonin e tretë. Sipas “Rolling Stone”, Gaga do të luajë rolin e stilistes Donatella Versace në sezonin e tretë të show-t, “Versace/Cunanan: American Crime Story”. Kjo histori flet për vrasjen e vëllait të Donatella-s, stilistit Gianni Versace nga manjaku dhe vrasësi serial Andrew Cunanan në Miami, në vitin 1997. Lady Gaga do të luajë këtë rol jo vetëm se ngjan me Donatella-n, por ajo dhe stilistja janë mike të ngushta edhe në jetë.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.