MTV EMA 2016: Lady Gaga triumfon, Beyonce dështon

Lady Gaga dhe Justin Bieber triumfuan në “MTV European Music Awards” duke marrë secili nga dy çmime. Gaga fitoi çmimin e artistes më të mirë femër dhe artistja me look-un më të mirë, ndërsa Bieber mundi Adele për çmimin e këngës më të mirë për këngën “Sorry”. Këngëtari kanadez fitoi edhe çmimin për fansat më të mirë. Beyonce, e cila ishte nominuar në pesë kategori, nuk fitoi në asnjërin prej tyre.

Gjatë mbrëmjes nuk mungoi dhe performance homazh për Prince, këngëtarin e ndarë nga jeta më 21 prill të këtij viti. Prezantuesja e mbrëmjes Bebe Rexha zbuloi se trofetë e “EMA-së” janë shndërruar në ngjyrë të purpurtë në kujtim të yllit të pop-it, Prince, i cili njihet për hitin e tij “Purple rain”.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.