Romina Power: Do të jem përgjithnjë gruaja e Al Bano-s

View Gallery
8 Photos

/Bordo/ Anila Dedaj

E ftuar në “Arena” Romina Power rrëfen kujtime nga dasma e saj, raportin me Al Bano-n si dhe detaje nga dasma e së bijës Cristel.
“Në martesën e sime bije u binda se unë jam dhe do të jem përgjithnjë gruaja e Al Bano”. shprehet Romina.

Dasma e së bijës Cristel me manjatin kroat Davor Luksic  shtatorin që kaloi i ka rikthyer kujtimet. “Ishte një martesë përrallore, ashtu siç do të kisha dashur të ishte e imja. Martesa ime ishte një katastrofë e vërtetë. Isha 18 vjeçe, shtatzënë. Ishte verë dhe bënte një vapë e padurueshme, dukesha qesharake me atë fustan. Ndërsa dasma e sime bije ishte tjetër gjë, pasi ajo kishe një vit e gjysmë që po e programonte”, u shpreh këngëtarja.

Është pikërisht në momentin kur po bëheshin fotot me familjen e nuses dhe të dhëndrit në shkallë sipas traditës  kur Romina kuptoi se “ishe ende e martuar me Al Bano-n”. “Për Kishën do të jem gjithmonë kështu. Dhe ndoshta do të jemi të martuar përgjithnjë. Është e vështirë ta anulosh martesën, por fundja kush do ta anulojë? Do të mbetem gruaja e Al Bano-s”

I ruajnë ende lidhjet, tani raporti është përmirësuar. Pasi u afruan në vitin 2013 ata udhëtojnë të dy së bashku. Mund të kemi një rikthim të historisë së tyre përrallore? Jo domosdoshmërish. “Ka kohë që po pres të lind një dashuri e re”, rrëfen Romina…

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.