KreuCelebrity

Aktorja e dashur për shqiptarët provokon me foto të nxehta, por…

A ka njeri në Shqipëri që nuk njeh personazhin e Zhades, qoftë edhe ta ketë dëgjuar rastësisht? E vështirë. Shumë njerëz në Shqipëri u dashuruan me personazhin e saj në serialin “Kloni”. Por prej vitesh nuk kemi dëgjuar gjë për të, apo ta kemi parë në ndonjë serial. Megjithatë portalet në Shqipëri e Kosovë kanë menduar të na e risjellin Zhaden, emri i së cilës është Giovana Antonelli. Mediat kanë publikuar disa foto ku ajo shihet në poza provokuese për GQ Brasil. Shumë mirë deri këtu, por ka një problem të “vogël”. Numri i kësaj reviste është publikuar në janarin e 2016, pra 11 muaj më parë. Dhe ta sjellësh këtë lajm pas 11 muajsh, pasi e ke publikuar edhe të paktën një herë tjetër, në mos dembelizëm për të gjetur lajme aktuale, është një tallje me lexuesin. Gjithsesi ne përveç fotove të atij numri, po u sjellim edhe disa foto aktuale te Giovannës, për nostalgjikët ?

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF