Bella Hadid: “Dua të kem trupin e dikurshëm”

Modelja e Victoria’s Secret, Bella Hadid, ka pranuar se trupi i saj ka ndryshuar që kur ka hyrë në industrinë e modës, madje më shumë se sa ka dashur vetë ajo. Hadid është shprehur se aksidentalisht ka humbur shumë në peshë nga dieta strikte dhe ushtrimet e shumta. “Jam ushtruar aq shumë sa çdokush mund të thotë: ‘Oh, është bërë kockë e lëkurë bla, bla, bla.” – ka treguar modelja për “People”. “Në të vërtet unë nuk doja të humbisja kaq shumë në peshë. Dua të kem gjoksin dhe të pasmet e mia si dikur. Nuk është faji im. Pesha ime luhatet, ashtu sikurse ndodh me çdokënd. Mendoj se nëse njerëzit do më gjykojnë, është më e keqja që mund të ndodhë sepse çdo njeri është i ndryshëm.”

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.