KreuStil Jetese

Divorci Jolie-Pitt: Arrihet marrëveshja për kujdestarinë e fëmijëve

/Bordo/ Anila Dedaj

Gjashtë fëmijët e çiftit do të rrinë të jetojnë me të ëmën dhe mund ta takojnë të atin gjatë “vizitave terapeutike”. Megjithatë për betejën e tyre ligjore mund të thuhet çdo gjë vetëm jo që ka përfunduar. Pitt po përpiqet për kujdestarinë e përbashkët, por ish-bashkëshortja nuk do t’ia dijë

Pas gjashtë javësh të tensionuara Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur më në fund një marrëveshje për kujdestarinë e 6 fëmijëve.

Konkluzioni i betejës ligjore u përhap nga një zëdhënës për shtyp i aktores. Të dy palët kanë firmosur një marrëveshje në bazë të së cilës fëmijët do të rrinë të jetojnë më mamanë dhe do të mund të vazhdojnë ta takojnë të atin në ato që quhen “vizita terapeutike”, ku do të jetë prezent një psikolog.

Sipas disa burimeve të afërta me aktorin, lufta në fakt nuk ka përfunduar ende dhe Pitt ka si qëllim të vazhdojë të luftojë për të fituar kujdestarinë e përbashkët.

Çështja e kujdestarisë së fëmijëve të çiftit u bë menjëherë pika kyçe e këtij divorci, lidhur edhe me aksidentin e famshëm në avion gjatë së cilit Pitt thuhet se ka ushtruar dhunë fizike mbi djalin e madh Maddox.

Jolie u transferua shumë shpejt nga shtëpia ku jetonin së bashku, duke u larguar nga i shoqi, i cili mundi t’i shikonte fëmijët vetëm disa javë pas ndarjes. Lufta midis tyre me pak fjalë, nuk ka përfunduar ende!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF