KreuStil Jetese

Hillary Clinton dhe 16 gratë që po udhëheqin botën

/Bordo/ Anila Dedaj

Clinton mund të bëhet presidentja e parë femër e Shteteve të Bashkuara. Në botë drejtuese femra të shteteve ka 16-të, nga Europa e deri në Afrikë. Ende pak por të gjitha luftëtare. Ja kush janë

Kush e di nëse Hillary Clinton është supersticioze. Nëse do të mposhtë Donald Trump-in, ish sekretarja e Shtetit amerikan do të bëhej jo vetëm presidentja e parë femër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe drejtuesja e 17-të e shtetit “rozë” në botë. Pavarësisht hapave përpara që janë bërë kohët e fundit, në fakt thuajse 90% e lidërve kombëtarë të planetit janë ende burra. Patrulla e kolegeve të mundshme të Hillary-t, është në fakt e vogël, por të gjitha luftëtare. Janë për shembull Angela Merkel, që tani e njohin të gjithë, anglezja Theresa May, që do ta ketë të vështirë detyrën për të udhëhequr Mbretërinë e Bashkuar pas daljes nga BE, sidomos pas referendumit rreth Brexit-it. Por është pastaj edhe Ellen Johnson Sirleaf, që është kandidate për çmimin Nobel pasi arriti të vendos një gjendje paqeje në Liberi pas 26 viteve luftë cilvile, është koreania Park Geun-Hye sot në qendër të vëmendjes për një skandal që përfshin mikeshat e saj, dhe ka shumë të tjera, shumë prej të cilave janë duke udhëhequr vende në një gjendje të vështirë. Në galerinë e mësipërme mund të shikoni se cilat janë këto femra liderë që po bëjnë historinë që shënon një epokë tjetër për figurën femërore.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF