KreuCelebrity

Hillary Clinton: Gruaja e parë që garon për Shtëpinë e Bardhë

Në muajin shkurt, një gazetar pyeti Hillary Clinton nëse u kishte thënë gjithmonë të vërtetën amerikanëve.

“Jam përpjekur gjithmonë”, iu përgjigj atëbotë kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë.

Personalitete të tjera politike, pak të kujdesshsëm do të përgjigjeshin me një “po” pa asnjë ekuivok.

Por, Hillary Clinton, avokate me profesion, peshon çdo fjalë për të mos qenë kurrë gabim.

Përpjekja e saj për sinqeritet kalon, për kritikët e saj, në hipokrizi.

I ngjashëm është dhe konfuzioni që Hillary Clinton, pas më shumë se tre dekadash të jetës publike, vazhdon të ruajë me amerikanët.

Paradoksi i saj, është të arrijë të ngrihet në pragun e një fitoreje historike, gruaja e parë që drejton SHBA-në, duke qenë një prej personaliteteve politike me më pak popullaritet në historinë e fundit.

Ky ndryshim nuk ka filluar dje.

Në vitin 1979, bashkëshortja e guvernatorit të Arkansasit, Bill Clinton hoqi dorë nga ajo që publiku gaboi kundër saj.

“Kjo ishte një prej rreziqeve të jetës publike. Nuk mund të jetosh jetën duke u përballur me imazhin që të krijojnë të tjerët”, filozofonte ajo.

Atëherë, ajo ishte shumë e njohur, përpara shoqërisë partriarkale të jugut. Sot, pothuajse 70 vjeçe është pavarësisht saj një përfaqësuese e establishmentit, përdorur nga provat dhe lojërat e imazheve.

“Di shumë mirë që disa nuk dinë gjithmonë se çfarë mendojnë për mua”, pranoi ajo gjatë fjalimit në muajin korrik në Filadelfia.

Jeta e Hillary Clintonit, 69 vjeçe, nuk përmban shumë zona të errëta.

E vendosur

Lindur më 26 tetor 1947 në Çikago Hillary Diane Rodham u rrit në lagjen periferike e klasës së mesme Park Ridge, më e madhja e tre fëmijëve.

Babai i saj, Hugh Rodham, ish-themeluesi i US Navy gjatë luftës , ishte një pronar i vogël republikan i një ndërmarrjeje perdesh, dalë nga një familje e klasës punëtore në Scranton, në Pensilvani.

Mamaja e saj, Dorothy Howell, që ajo e adhuron merrej me aktivitete fëmijësh, veçanërisht në kishën metodiste të lagjes.

Nxënëse e shkëlqyer, Hillary vazhdoi studimet në universitetin prestigjioz “Wellesley College”, pranë Bostonit. Ajo hapet me botën, zbulon luftën për të drejtat qytetare, luftën e Vietnamit… dhe konvertohet me idetë demokrate.

Ashtu si gjithë angazhimi i saj në kauzën e grave dhe fëmijëve, puna e parë e vërtetë e saj është në Fondin e Mbrojtjes së Fëmijëve në përfundim të një prej shkollave më të mira të të drejtave të SHBA-së, Yale ku u takua me Bill Clinton. Chelsea, vajza e tyre e vetme, lindi në vitin 1980.

Pas një hezitimi të gjatë dhe një devijimi nga komisioni i hetimit për skandalin Watergate, Hillary zgjedh të ndjekë bashkëshortin e saj në Arkansas, një zhvendosje tjetër që habiti miqtë e saj.

Ajo bëhet partnerja politike e Bill Clintonit deri në marrjen e Shtëpisë së Bardhë në vitin 1993.

Por, ngarkuar me reformën e sistemit shëndetësor amerikan, ajo dështon dhe mbyllet, hedhur poshtë nga shoqëria e Uashingtonit.

Në vitin 1993 hyri në Shtëpinë e Bardhë përkrah bashkëshortit, Bill Clinton.

Ajo tregon gjithashtu se ”Bill Clinton dhe unë kemi filluar një bisedë në pranverën e vitit 1971 (…) , dhe nuk kemi ndalur së foluri që atëherë”.

Vazhdimi i karrierës së saj karakterizohet nga uljet dhe ngritjet me marrëdhëniet e saj me publikun e gjerë.

Ngritjet, kur amerikanët e mbështetën në çështjen e Monica Lewinskyt në vitin 1998 dhe kur njujorkezët e zgjodhën senatore në vitin 2000.

Në fillim të vitit 1999, brenga lidhur me skandalin seksual të sekretares, Monica Lewinsky merr fund.

Lëndimi dhe poshtërimi, ”e shenjta Hillary”, siç e cilësojnë gazetat, vendos të falë Billin duke hequr dorë nga ndarja.

”Nuk do ta braktis kurrë, do të vazhdoj”, deklaroi atëhere ajo.

Uljet, kur ajo votoi për luftën në Irak në vitin 2002 dhe dështoi në parapraket presidenciale 2008 kundër presidentit amerikan, Barack Obama.

Dhe ngrihet sërish kur zgjidhet për të drejtuar diplomacinë.

Kostumi me pantallona është ”uniforma” e Hillary Klintonit, 65 vjeçe, e cila ka këmbyer prej disa vitesh syzet me lentet e kontaktit që nxjerrin në pah shikimin e saj blu, shkreptitës dhe ndonjëherë vrasës.

U bë pjesë e politikës me kundërshtimin e luftës në Vietnam.

Ajo vazhdon të përballet me sfida kolosale.

Clinton trashëgoi dy luftra, luftën e gjatë kundër terrorizmit botëror dhe tensionin e madh me Iranin për çështjen bërthamore.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF