KreuStil Jetese

Jennifer Aniston: Më keni lodhur! Mjaft më me poshtërime!

/Bordo/ Anila Dedaj

Aktorja ka shfryrë të gjithë dufin: “Gjendja ime civile u poshtërua, divorci im po ashtu. Të qenet single, u përfol me vend e pavend. Deri edhe gjokset e mi u poshtëruan. Kam punuar shumë për tu trajtuar në këtë mënyrë”

Në moshën 47 vjeçare, ajo çon përpara një betejë. Sigurisht nuk është e lehtë. Aktorja dëshiron të ndryshojë botën për sa i përket mënyrës se si femrat trajtohen dhe përshkruhen. Duke filluar nga eksperienca e saj personale.

Nuk ka mundur t’i kapërdijë këto thashetheme që s’kanë të mbaruar edhe që e kanë shoqëruar përgjatë gjithë karrierës së saj. “Statusi im u poshtërua” rrëfen aktorja për MarieClaire, divorci im (nga Brad Pitt) u poshtërua, të qenet single po ashtu. Deri edhe gjokset e mi u poshtëruan e turpëruan. Përse ne lejojmë që gratë të jenë pre e kësaj lente zmadhuese? Përse ne duhet t’i dëgjojmë të gjitha këto?”

Ajo nuk pajtohet më gjithë këtë. Dhe pas 30 vitesh si protagonist në botën e spektaklit, aktorja ka mbërritur në një konkluzion ( që i bashkohen edhe shumë të tjerë): “Mendoj vetëm se kam punuar shumë në këtë jetë dhe gjatë gjithë karrierës sime për t’u katandisur në një “qenie të trishtuar njerëzore pa fëmijë” . Verën e kaluar përfunduar pa pritur në një kopertinë me titullin “Më në fund është shtatzënë!, vetëm sepse ndërsa ishte në bikini barku i saj dukej më i butë se zakonisht: “Nuk jam shtatzënë, por më ka ardhur në majë të hundës e gjithë kjo”, shkroi aktorja. “Më ka lodhur e gjithë kjo situatë, nuk mundem më të ndihem inferiore vetëm pse kam ngrënë një hamburger për darkë apo pse kam dalë çuditshëm në fotografi edhe duhet menjëherë të etiketohem ose ‘shtatzënë’ ose ‘e shëndoshë’”.
Aktorja ka folur edhe për bashkëshortin e mrekullueshëm Justin Theroux, me të cilin u martua në fshehtësi në kopshtin e shtëpisë gjatë gushtit të vitit 2015: “ai ndihet shumë krenar për atë që shkrova këtë verë”, ka shpjeguar aktorja, “Përse është njeriu i duhur për mua” Gjithçka mund të them është se me atë ndihem vetvetja dhe ndiej se më dashuron kështu siç jam, duke njohur çdo pjesë timen”.
Dhe shton : “Ai mban me vete pjesën time më të mirë, dhe unë shqetësohem shumë për të. Është një njeri shumë i mirë, dhe ndihem shumë keq kur mendoj se ndonjë gjë mund ta lëndojë”.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF