Kozeta Kurti, koncert për yjet e viteve ‘90

Do të ishte viti 2010, kur gazetarja dhe prezantuesja Kozeta Kurti, do të botonte librin “Era e ndryshimit” që kishte në fokus muzikën shqiptare të viteve ’90. Bashkë me këtë libër rritej dëshira dhe ëndrra e gazetares për një koncert ku të gjithë të mund të këndonin refrenet e këngëve të Elton Dedës, Aleksandër Gjokës, Djemve të Detit e shumë artistëve të tjerë. Duket se kjo ëndërr ka dalë nga sirtari dhe shumë shpejt do të vijë i materializuar në koncertin që do të mbahet më 26 nëntor. “Të gjithë artistët dhe instrumentistët virtuozë të atyre viteve do të jenë ‘personazhet e nderuar të radhës së parë’, ku ashtu si Jimmy Page dhe Robert Plant, edhe yjet tanë të viteve ’90, do ta shijojnë krijimtarinë e tyre, nëpërmjet zërave të rinj.” – shkruan Kozeta Kurti në Facebook. Mes zërave të rinj që janë përzgjedhur për të interpretuar këto hite përmendim këngëtarët Orgesa Zaimi, Valon Shehu, Renis Gjoka, Edea Demaliaj, Tiri, Semi Jaupaj etj. Koncerti do të mbahet në orën 19:00 në Universitetin e Arteve, dikur Instituti i Lartë i Arteve, “pikërisht në sallën ku u shpalos ëndrra e madhe për liri artistike.” – shkruan më tej moderatorja e njohur.

Repertori i koncertit të datës 26 nëntor:

Abaz Zusi – S’dashurova kurrë
Akullthyesit – Loti i ndarjes
Albatros – Në këtë natë
ARB – Dikur luaja me ndjenjës e saj
Centauer – Asgjë nuk ndryshon
Crossbones – Hair
Djemte e Detit – Mos qaj
Fish-Hook – My king
Megahertz – Ti botë e heshtur
Meteor – Pas ëndrrës tënde
Ritfolk – Ëndërroj
SHOK – Gjithmonë shokë
Tingulli i Zjarrtë – Na lini të jetojmë
X – Ecën në shi
Thunderway – Victims of confusion

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.