Obama supersticioz, luan basketboll ditën e zgjedhjeve!

Barack Obama ia kushtoi ditës së sotme të zgjedhjeve, një rituali që ai ndjek në formë supersticioni duke luajtur basketboll.

Disa orë pas fillimit të zgjedhjeve për të përzgjedhur pasardhësin e tij Hillary Clinton apo Donald Trump, presidenti amerikan vendos të shkojë në Fort McNair, bazë ushtarake në periferi të Uashingtonit, për një ndjeshje me miqtë.

Në po të njëjtin vend ai mori një plagë të lehtë në buzë duke luajtur basketboll në 2010. Prej atëherë i ka rradhuar stërvitjet në këtë aktivitet sportiv, duke preferuar një formë më të qetë sporti atë të golfit.

Në 2008 si në 2012, Barack Obama ka luajtur basketboll ditën e zgjedhjeve, në bastionin e tij në Çikago, për të thyer orët e gjata të pritjes.

Ai përdori të njëjtin ritual gjatë procesit të gjatë të paraprakeve në përzgjedhjen e fituesit në mesin e demokratëve që e vuri  përballë Hillary Clinton.

Respektimi i përpiktë i kësaj tradite atij deri më tani i ka sjellë fat. Mbetet për të pare nëse do të funksionojë gjithashtu edhe për të tjerë përpos tij. Dhe sic ai aspiron, Hillary Clinton do ta pasojë në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.