Donald Tramp fiton zgjedhjet në SHBA?

Nuk duket e vërtetë por Donald Tramp ka fituar zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas “The Associated Press”. Kandidati republikan mundi rivalen demokrate Hilari Klinton me një rezultat tepër të ngushtë. Trump fitoi shtetet kryesore të Pensilvanisë, Floridës, Ohaios, Karolinës së Veriut dhe Uinskonsinin, shtet që pritej të fitohej nga Klinton. Në moshën 70 vjeçare, Tramp është më i moshuari nga kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tramp dhe zv/presidenti Majk Pens mbërritën në Manhatan në mbrëmjen e së martës për të festuar fitoren e tij në hotel “Hilton”.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.