Liderët e botës përshëndesin fitoren e Trump

Zgjedhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ngjalli sot rezerva dhe shqetësim në botë ku disa zëra, veçanërisht në ekstremin e djathtë, kanë përshëndetur fituesin amerikan.

“Fitorja e Donald Trump nuk më gëzon, por ai është presidenti i zgjedhur me votë të lirë i SHBA-së dhe ka të drejtë t’i jepet një mundësi”, nënvizoi presidenti i Parlamentit evropian, Martin Schulz, për stacionin televiziv gjerman ZDF.

Në Azi, në Evropë apo në Lindjen e Mesme, pikëpyetjet janë të shumta pas zgjedhjes së një miliarderi populist pa eksperiecë politike. Marrja zyrtarisht e pushtetit në fund të muajit janar është konsideruar si në kapërcim në të panjohurën.

“Kam shumë frikë. A do të ketë luftëra të tjera? A do t’i sulmojë Amerika mysimanët?, pyet militanti indonezia, Alijah Diete, për deklarat që reflektojnë shqetësim në botën myslimane.

Duke mos vlerësuar asgjë më pak se siguritë, tregjet e bursave janë tronditur, Tokio ka humbur 5,3 për qind në mbyllje, ndërkohë që dollari ka rënë dhe peso meksikane ka regjistruar nivelin më ulët historik. Megjithatë, tregjet ruse kanë regjistruar rritje, ndërkohë që Trump është mbështetës i përmirësimit të marrëdhënieve me Rusinë.

Presidenti rus ka përshëndetur fituesin amerikan dhe është shprehur se shpresonte një përmirësim të marrëdhënieve ruso-amerikane, sipas një komunikate të Kremlinit, që ka përmendur perspektivën e një dialogu konstruktiv.

Në Francë, drejtuesja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, një prej favoriteve për zgjedhjet presidenciale 2017, i ka dërguar përshëndetjet e saj atij që la pas demokraten, Hillary Clinton.

– Ekonomia, klima, siguria –

Në Azi, rajon i privilegjuar i politikës së huaj të Barack Obamës, frika është përqendruar kryesisht tek ekonomia.

“Bota është globalizuar dhe nëse SHBA-ja, që është motori i ekonomisë botërore, fillon të ngrejë barriera, kjo vetëm mund të përkeqësojë ekonominë botërore”, thekson Clarita Carlos, profespre e shkencave politike në Universitetin e Filipineve.

Për kryeministrin japonez, Shinzo Abe, aleanca që bashkon dy vendet do të mbetet e paprekur. “Stabiliteti i rajonit të Azi-Paqësorit, që është forca e ekonomisë botërore, mbështet në paqe dhe prosperitetin me SHBA-në”, shtoi Abe.

Ndërkohë, presidenca palestineze i ka kërkuar sot presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump të punonte për vendosjen e një shteti palestinez të pavarur duke paralajmëruar kundër rreziqeve nëse neglizhonte çështjen palestineze.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me presidentin e zgjedhur në bazë të një zgjidhjeje për dy shtet me qëllim për të vendosur një Shtet palestinez në kufijtë e vitit 1967”, theksoi zëdhënësi i presidencës së Autoritetit Palestinez, Nabil Abou Roudeina.

“Paqendrueshmëria do të vazhdojë në rajon dhe në botë nëse nuk i jepet zgjidhje çështjes palestineze”, shtoi ai.

Egjipti deklaroi se shpresonte për një erë të re në marrëdhëniet mes vendeve arabe më të populluara dhe SHBA-së.

Mes disa fushave, pikëpyetje ngrihen për klimën. Nëse ministrja franceze e Mjedisit, Segolene Royal ka theksuar se presidenti i ardhshëm nuk mund të pengojë zbatimin e marrëveshjes së Parisit për klimën, arritur vitin e kaluar, shefi i diplomacisë, Jean-Marc Ayrault, ka shprehur shqetësim dhe ka përmendur gjithashtu të ardhmen e marrëveshjes për programin bërthamor iranian të arritur në vitin 2015.

Irani i ka kërkuar, Donald Trump të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të arritura nga SHBA-ja, ndërkohë që presidenti i zgjedhur ka thënë në të kaluarën se parashikonte të rishikonte angazhimet e vendit të tij me Teheranin.

Pas fitores së kandidatit republikan, aleatët perëndimorë të Uashingtonit shfaqën në pjesën më të madhe mes tyre kujdes.

“Lidhjet BE-SHBA janë më të thella paverësisht ndryshimeve politike”, theksoi shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

“Lidershipi i Uashingtonit është më i rëndësishëm se kurrë”, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane duke shtuar se një Aleancë e fortë është mirë për SHBA-në dhe për Evropën, ndërkohë drejtuesja e re britanike Theresa May theksoi se priste mbajtjen e lidhjeve të forta me SHBA-në.

Brenda BE-së, disa reagime bien ndesh me disa mendime të matura të Brukselit.

“Ç’lajm i shkëlqyer. Demokracia gjithmonë mbijeton”, është shprehur kryeministri hungarez, Viktor Orban, populist i djathtë.

Për Berlinin, kohëra më vështira priten në Evropë me Donald Trumpin në pushtet, ndërkohë që Merkel i propozoi Trumpit një bashkëpunim të ngushtë të bazuar në vlera të përbashkëta.

Kreu i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier theksoi sot se priteshin kohë më të vështira në plan ndërkombëtar me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trumpit.

“Gjermania dhe SHBA-ja janë të lidhura nga vlerat, demokracia, liria, respektimi i të drejtës, dinjiteti i njeriut pavarësisht ngjyrës së lëkurës, fesë, seksit, orientimeve seksuale apo bindjeve politike”, theksoi Merkel.

Në bazë të këtyre vlerave prozoj një bashkëpunim të ngushtë me presidentin e ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump”, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Turqia, që ka pasur raporte të tendosura me administratën amerikane të Barack Obamës, përshëndeti sot kandidatin republikan pas fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Përshëndes  Trump për presidencën e SHBA-së dhe i uroj sukses”, deklaroi kryeministri turk, Binali Yildirim në një fjalim televiziv.

“Ne shpresojmë që aleanca jonë me SHBA-në do të vazhdojë dhe se PArtneriteti dhe marrëdhëniet tona do të zhvillohen”, shtoi ai.

Presidenti francez, François Hollande theksoi sot se fitorja e kandidatit republikan, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA i hap rrugën një periudhe pasigurie dhe bëri thirrje për një Evropë të bashkuar.

Mbreti i Arabisë Saudite shpreson që Donald Trumpi do të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme.

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu përshëndeti sot presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, mik i vërtetë i shtetit të Izraelit.

“Presidenti i zgjedhur është një mik i vërtetë i shtetit të Izraelit dhe pres me padurim të punoj me të në favor të sigurisë, stabilitetit dhe paqes në rajonin tonë”, theksoi Netanjahu në një komunikatë.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.