Me sa gabuan sondazhet që renditën në krye Hillary Clinton?

Fitorja e papritur e Donald Trump kundrejt favorites demokrate Hillary Clinton në presidencialet amerikane shënoi një tjetër humbës ditën e sotme : Sondazhet.

Nga më shumë se 20 agjenci sondazhesh në SHBA, duke përfshirë stacionet më të fuqishme të televizioneve, gazetave dhe agjencive të lajmeve që kryen më shumë se 80 anketime prej mesit të shtatorit, vetëm një, gazeta « Los Angeles Times » pjesë e USC Tracking në mënyrë të vazhdueshme nxorri në avantazh Donald Trump.

Mëngjesin e zgjedhjeve të 8 nëntorit, mesatarja e sondazheve në web-in RealClearPolitics që i referohej SHBA-së e paraqiste me 3,3 pikë përpara Hillary Clinton në nivel kombëtar. Disa orë më vonë gjithcka u përmbys.

Shpesh i konsideruar si një nga drejtuesit shpirtëror të statistikave në Amerikë, Nate Silver i cilësoi me një etiketim aspak pozitiv parashikimet e sondazheve për presidencialet 2016 « të tmerrshme ».

Blogu « FiveThirtyEight.com » i konsultuar gjithnjë e më tepër nga gazetarët në mënyrë që rezultatet te përafroheshin me rezultatin real, kishte parashikuar një fitore të demokrates në një grupim shtetesh të sigurta për votën e tyre.Florida, Karolinë e Veriut, Pensilvani dhe Wisconsin. Por republikanët i fituan të gjithe këto shtete, dhe përtej kësaj duke marrë çelësat e Shtepisë së Bardhë.

Rubrika më e respektuar e parashikuesve të « New York Times, the Upshot” i kishte dhënë Hillary Clinton 85 për qind të mundësisë për të fituar… përpara përmbyesjes spektakolare gjatë mbrëmjes.

-Përse thuajse mbarë bota u gabua ?

 « Është e dukshme që diçka ka ndodhur », shprehet Larry Sabato, duke nënvizuar se këto janë analizat e qindra sondazheve presidenciale që u orientuan në drejtimin e gabuar këtë vit.

Shumica e të anketuarve që përbëjnë kampionet e tyre në bazë të elektoratit ashtu si u shfaqen në zgjedhjet e mëparshme, sqaron ai. Një teknikë që sparon gabimin e tyre këtë herë, pasi anketimet qartësisht nënvlerësuan numrin e zgjedhësve të fshehur të Donald Trump.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.