Reagon Obama, pas shpalljes së Trump si president i SHBA (Video) 0 37

/Bordo/ Anila Dedaj

Zgjedhjet SHBA, Barack Obama: “Si do që të shkojë, nesër dielli do të lind përsëri”

“Kujtoni se: nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë, dielli nesër do të lindë përsëri dhe Amerika do të jetë edhe më shumë se sot, vendi më i madh në botë.” – kështu shprehet presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama në një video të shpërndarë nga BuzzFeed News ku komenton zgjedhjet presidenciale.

“Le ta shikojmë realitetin në fytyrë: ishte një fushatë rraskapitëse, stresuese, ndonjëherë krejtësisht e çuditshme për të gjithë ne”, – konfirmoi Obama. “Por, dua që të gjithë të kuptojnë diçka.” – vazhdoi ai . “Ndërsa me siguri kësaj here hasëm diçka të re, ajo që nuk është krejtësisht e re është se demokracia jonë ka qenë gjithmonë e trazuar dhe e ashpër. Kemi kaluar zgjedhje të vështira dhe që e kanë ndarë opinionin publik edhe në të shkuarën dhe kemi dalë më të fortë se më parë”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *