KreuStil Jetese

Stephen Hawking: Alienët ekzistojnë dhe janë të rrezikshëm

Përshtati: Anila Dedaj

Stephen Hawking rreth alienëve: “Nuk jemi vetëm në univers. Por kujdes, mos u përpiqni të gjurmoni alienët, ata janë të rrezikshëm”.

Jo vetëm që ai është i sigurt se alienët ekzistojnë, por është edhe i bindur se nuk duhet t’i kontaktojmë ata, pasi kjo nënkupton që ta kspozojmë qytetërimin njerëzor ndaj një rreziku shumë të madh. Stephen Hawking, astrofizikanti i famshëm, është gjithmonë edhe më i bindur se qeniet njerëzore nuk janë vetëm në univers, dhe në një film të ri online të titulluar “”Stephen Hawking’s Favourite Places”, ka përsëritur bindjet e tij. “Sa më shumë plakem aq më tepër bindem se ne nuk jemi vetëm.

Pas një jete të kaluar plot me dyshime e pyetje, po jap kontributin tim në një projekt global për të gjetur më në fund një përgjigje”, ka shpjeguar shkencëtari, që në film eksploron, në bordin e një anijeje imagjinare, vendet e tij të preferuara në univers, të krijuara me kompjuter. Midis të cilëve edhe planetin jashtë sistemit diellor Gliese 832 c, të ndodhur 16 vjet dritë larg nga Toka, dhe i përshkruar nga shumë si exoplaneti i njohur më i afërt i banueshëm. Projekti “Breakthrough Listen” do të shqyrtojë miliona nga yjet më të afërt në kërkim të shenjave të jetës, por nuk është se ka një vend më të favorshëm prej ku të nisim të kërkojmë. Një ditë ndoshta do të marrim një sinjal nga një planet si Gliese 832, por duhet të jemi të kujdesshëm në përgjigjjen që do të japim”, – ka konfirmuar Hawking.

Pavarësisht se ai është pjesë e projektit 100 milionë dollarësh “Breakthrough Listen”, të financuar nga miliarderi Yuri Milner, që ka si qëllim të arrijë të gjurmojë për herë të parë alienët, Hawking është skeptik për sa i përket mundësisë që njeriu të krijojë kontakt në të vërtetë me një tjetër qytetërim, sigurisht më të avancuar se yni, në sytë e të cilit ne mund të dukemi inferior, të dobët dhe shumë të lehtë për “tu pushtuar”.

Gjithçka mund të duket si një skenar i largët, imagjinar, dystopian, e megjithatë sipas Hawking është e domosdoshme të flasim tani, sa jemi ende në kohë: “Mund të konsiderohemi nga alienët në të njëjtën mënyrë se si ne konsiderojmë bakteret sot”, shpjegon ai në film. Ndaj më mirë të shmangim hapat e gabuar.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF