Trump President: Reagimet e VIP-ave

View Gallery
17 Photos
Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

Trump President: Reagimet e VIP-ave

/Bordo/ Anila Dedaj

Kanë qenë javë të ngarkuara për yjet amerikanë, të gjithë të angazhuar në mbështetje të kandidates për president të SHBA-së, Hillary Clinton.

Apele për të votuar, hashtag-e, këmisha me slogane, kapele dhe selfie me Clinton u publikuan rregullisht në rrjetet sociale.

Madje edhe Katy Perry, një nga ata personazhe që luftuan më shumë në mbështetje të Hillary-t, në Halloween ishte veshur si Zonja Clinton për të ftuar amerikanët që të votonin në mbështetje të demokrates.

Pas disfatës shumë nga yjet që po mbështesnin Hillary-n, po heshtin.

Ende nuk ka folur Beyonce, mikeshë e Barack Obama-s, po hesht edhe Rihanna; gjithashtu në heshtje po qëndron edhe komuniteti afro-amerikan vip dhe pak, shumë pak kanë zgjedhur të publikojnë në rrjetet sociale ndjenjat dhe mendimet pasi kanë votuar. “Askush nuk mund të na bëjë të heshtim”, shkruan në Twitter Katy Perry, qan Arianna Grande, e përkufizon natën që lamë pas “një natë të sikletshme” Chris Evans. Robert De Niro ka publikuar një video të gjatë në Instagram në të cilën, pak a shumë u thotë “idiotë” amerikanëve dhe  quan “derr” Presidentin e ri.

“Amerika duhet të reflektojë” shkruan Amy Schumer, “Keep calm dhe mer frymë thellë” shkruan në Twitter Jamie Lee Curtis ndërsa Lady Gaga duke qenë ende në komisionin zgjedhor shkroi: “Në një vend të mbushur plot me shpresë është e vështirë” ndërsa këtë mëngjes shtoi: “Dashuria urren Trump-in”. Madonna u limitua duke shkruar: “Nuk do të dorëzohemi kurrë” dhe Kanye West ka komentuar: “tani u zgjova nga ky makth dhe Obama do të na thotë që pranon një mandat të tretë”.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.