46 000 euro gjobë për… alarm të rremë për bombë!

Një shtetas indian, autor i një alarmi të rremë për bombë në aeroportin e Gjenevës, Cointrin, duhet t’i paguajë policisë 50 000 franga zvicerane për të kompensuar dëmet e shkaktuara nga një shaka aspak e këndshme, sipas medias zvicerane.

“Fatura do t’i dërgohet nga ana e policisë së Gjenevës, personit në fjalë, 39-vjeçarit me banim në Montreux, në brigjet e liqenit Leman, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur”, shkruante sot gazeta zvicerane “Le Matin”.

Kjo çështje daton që 13 tetorin e kaluar.

Nga frika se mos humbiste avionin, burri i ka thënë një punonjëseje të Aeroflot-it (linjës ajrore ruse), në Gjenevë, se një bombë gjendej në bordin e avionit.

Pas kryeqytetin rus, burri duhet të vijonte udhëtimin drejt Indisë për të takuar familjen e tij.

Policisë i është dashur të angazhojë 101 forca policie, si dhe asistencë për sigurinë, për gjetjen e bombës dhe bllokimin e zonës.

Në total, policia ka përllogaritur shpenzime me vlerë 50 000 franga zvicerane që shtetasi indian duhet të paguajë.

I arrestuar po të njëjtën ditë me njoftimin e alarmit për bombë, burri u dënua një ditë më pas me gjashtë muaj burg.

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.