KreuStil Jetese

Amerika proteston kundër Trump: “Not My President”

Përshtati: Anila Dedaj

“Nuk është presidenti im” thërrasin mijëra persona nga New York-u në Los Angeles. Ka pasur më shumë se 30 arrestime deri tani, veçanërisht të rinj

“Nuk është presidenti im”. Është një pjesë e konsiderueshme e amerikanëve që i thotë jo Donald Trump-it, të zgjedhur dje si udhëheqësi i 45-të i Shtetit. Kjo pjesë e Amerikës ka zbritur ne sheshe pas fjalimit të Trump në të cilin pranoi mandatin.

Në New York protesta zhvillohet përpara “Trump Tower” në rrugën e pestë. Në Washington janë rritur masat e sigurisë pranë Shtëpisë së Bardhë. Manifestimet vazhdojnë në Kaliforni, Los Angeles, Berkeley ashtu si në shumë universitete të tjera të vendit. Njerëzit kanë zbritur në rrugë edhe në Portland, Chicago, Seattle, Austin, Boston, Detroit, Philadelphia, Phoenix.

Frika e kujt është kundër Trump vjen nga humbja e të drejtave të pakicave minoritare, emigrantëve dhe komunitetit LGBT. Frika se fjalitë e kësaj fushate të dhunshme elektorale të Trump do të bëhen realitet. Në kartelat e ekspozuara i thuhet jo racizmit dhe  seksizmit, përveçse u tha me të madhe se presidenti i sapo zgjedhur nuk përfaqëson të gjithë vendin.

Fjalimi pajtues i pranimit të mandatit nuk i ka bërë njerëzit të harrojnë fushatën elektorale që Trump e menaxhoi si një burrë biznesi pa skrupuj, duke përdorur goditje të ulëta të çdo lloji.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF