Fotoja e parë e Brad pas ndarjes me Angelina-n

/Bordo/ A.D

Brad Pitt ka bërë daljen e parë publike pas ndarjes nga Angelina Jolie në shtatorin që lamë pas. Të martën, ylli 52-vjeçar bëri një dalje surprizë gjatë shfaqjes private të “Moonlight” në LA, bashkë me mikeshën e tij Julia Roberts. Filmi rrëfen historinë e një djali gay afro-amerikan dhe është prodhuar në bashkëpunim me kompaninë e Brad “Plan B”.

 

Brad u duk në gjendje të mirë gjatë eventit. Ai u shfaq duke buzëqeshur dhe biseduar me pjesëmarrësit bashkë me Julia-n në krah të tij. Megjithatë u vu re se ishte dobësuar dukshëm nga hera e fundit që është shfaqur para divorcit me Angelina-n.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.