Hillary pas humbjes: “Ky rezultat është brenga më e madhe e jetës sime”

Përshtati: Anila Dedaj

SHBA 2016, fjalimi i parë i Hillary Clinton pas humbjes

Flet nga hoteli “New Yorker” në Manhattan Hillary Clinton. Në orën 17.30, dy orë me vonesë nga sa ish programuar. Sytë e përlotur tradhëtojnë emocionin e humbjes dhe dështimin e një betejë personale, me një kostum gri dhe vjollcë, demokratja në këtë dalje publike i bën urimet e saj presidentit e ri republikan: “Mbrëmjen e djeshme i bëra urimet e mia Donald Trump-it dhe u vetëofrova për të punuar me të, i ofrova bashkëpunimin tim”.

 Ajo pranon humbjen: “Ky nukështë rezultati që ne donim dhe për të cilën luftuam fort gjatë një viti e gjysmë. Më vjen keq që nuk fitova, por ndihem krenare për këtë fushatë që ishte kreative edhe pse ndonjëherë edhe kaotike, por gjithmonë dinamike. Ky rezultat është brenga më e madhe e jetës sime. E di që ndiheni të zhgënjyer sepse edhe unë ndihem e zhgënjyer edhe kështu bashkë me mua edhe miliona njerëz që më besuan mua. “Kombi ynë është më i ndarë nga sa mendonim. Duhet ta pranojmë këtë rezultat dhe të shikojmë drejt së ardhmes. Trump është presidenti ynë dhe duhet t’i japim besim”.

Hillary Clinton grave: “Mos reshtni kurrë së luftuari”

Pas falenderimeve për familjen, Bill-in, të bijën Chelsea dhe gjithë stafin që punoi me të në këtë fushatë presidenciale, dhe për Obama-n (“Vendi ynë i është shumë mirënjohës Barack dhe Michelle Obama-s”), Hillary Clinton iu drejtua grave dhe fëmijëve: “Mos dyshoni asnjëherë tek vetja juaj”, tha ajo. “Jeni plot vlera, të fuqishme dhe meritoni të fitoni të gjitha mundësitë e botës”. Më pas ajo e konsideroi gjithë këtë si një ogur të mirë që kandidatja e ardhshme të ishte femër: “Asgjë nuk më ka bërë të ndihem kaq krenare se sa të isha mbështetsja juaj. Nuk mundemi ende ta thyejmë atë çati të kristaltë, por një ditë dikush do ta bëjë, dhe shpresoj që të jetë sa më herët”.

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.