Kate Middleton që  nuk njihni, ja sekretet e errëta të dukeshës

View Gallery
1 Photos
Kate Middleton që  nuk njihni, ja sekretet e errëta të dukeshës

Përshtati: Anila Dedaj

Nga i fejuari i parë (kur ishte në lice) shfaqjet e notit hot ( së bashku me të motrën Pippa-n): ajo që (ndoshta) nuk dini rreth mbretëreshës së ardhshme

Kate Middleton, 34 vjeçe, u martua me princin William, 34-veç, në vitin 2011. Kanë së bashku dy fëmijë: George,3 dhe Charlotte,1. Thuhet se është përsëri shtatzënë po ende nuk është konfirmuar. Është bijë e një ish hostess-i dhe një nënpunësi avioni dhe me mbretin e ardhshëm është njohur në universitet.
Meritë e së ëmës Carole thuhet në artikullin në VanityFair, që ka llogaritur çdo lëvizje që e bija të mbërrinte në fron, ashtu si shpjegon libri “Kate” i Deborah Ameri dhe Annalisa Villa, që zbulojnë shumë “sekrete”.

 

Lojëra të ndaluara

Qysh adoleshente ajo ishte “e gjatë, e dobët, e turpshme”. I pëlqente të luante hokej dhe tenis. “Nuk e ka humbur virgjërinë në shkollë, maksimumi mund të ketë dhënë ndonjë puthje”, rrëfejnë shoqet. Por së bashku me një shoqe tjetër, ajo ngrinte fundit duke treguar fundshpinën në dritaren e konviktit. Djemtë duhet të gjenin se kujt i përkiste. Prej kësaj loje të pazakontë i ngjitën pseudonimin Middlebum.

Dashuria për Harry-n

Në vitin e fundit të liceut u lidh me një student shumë popullor në shkollë, Harry Blakelock. Vajzat e kishin zili, por historia përfundoi kur Harry ndërpreu studimet për një vit. Duke ndjekur këshillat e së ëmës, Kate u regjistrua në universitetin St. Andrews, ku u njoh me William-in. Dy javë pasi nisi mësimi ai e ftoi të hanin mëngjes së bashku. Dhe kështu nisi miqësia.
Strategjia e pagabueshme

Në vitin 2002 sfiloi vetëm me veshje intime për motive bamirësie. “Wow, Kate është hot!”, thirri princi. Vendi ku u pëlqente të arratiseshin? Një shtëpi private në Seychelles. Në vitin 2007 William e la. Ndërhyri e ëma Carole: “Tregoji se çfarë po humbet”. Kate së bashku me të motrën Pippa, nisën të frekuentonin netët londineze të armatosura me mini veshje. I quanin “motrat Wisteria”. Wiliam do të rezistonte vetëm një muaj e gjysmë.

Efekti i marmalatës

Nuk i la përshtypje të mirë Camilla Parker Bowles-it: “Ajo brunia që tundet pas Will është shumë dinake”. Para dasmës e ftoi për drekë në Londër, por ishte një takim sa për sy e faqe. Ndërsa mbretëreshës Elisabeth i ka pëlqyer shumë Kate qysh në fillim. Edhe si meritë e një marmelate që e reja i dhuroi gjatë Krishtlindjeve të para në San

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.