Obama: Tani duhet të bëjmë tifo për suksesin e Trump

Përshtati: Anila Dedaj

 “Jam krenar për Hillary Clinton”

Hillary Clinton shprehu gjatë fjalimit të saj të par pas humbjes mirënjohjen e thellë kundrejt Michelle dhe Barack Obama. Edhe presidenti që po lë detyrën Barack Obama ka folur me superlativa për Hillary Clinton: “Jam krenar për Hillary-n. Dhe për fushatën e saj. Nuk mund të kishim një sekretare më të mirë Shteti”, u shpreh Obama, duke nënvizuar faktin se “kandidatura e saj ishte historike” dhe që  ajo ka bërë një “karrierë fantastike”.

Obama nënvizon ndryshimet midis tij dhe Trump

Pastaj Obama nisi të flasë për Trump duke mos fshehur “ndryshimet e mëdha” që ekzistojnë midis tij dhe presidentit të ri mëkatar. Por ajo që ka dashur të theksojë është se ky është “një kalim detyre paqësorë dhe me sukses”.  Sipas Obama-s duhet pranuar rezultati dhe duhet vështruar përpara: “Trishtohemi kur humbasim zgjedhjet, por në fund jemi të gjithë amerikanë dhe duam më të mirën për vendin tonë. U preka nga fjalët e Trump, dhe është pikërisht për këtë që kemi nevojë: të jemi të bashkuar si dhe të respektojmë njerëzit dhe ligjin. Shpresoj që ai të qëndrojë në këtë vijë”, nënvizoi Obama.

“Jemi mbi të gjitha amerikanë dhe patriotë që duam më të mirën për vendin tonë”.

Më pas ai iu drejtua zgjedhësve demokratë: “Fitore apo humbje, duhet të shikojmë gjithmonë përpara, dhe të ndihemi krenar për faktin se tani Amerika është më e fortë në krahasim me 8 vjet më parë. Tani detyra jonë është të bëjmë tifo për suksesin e Trump për të bashkuar dhe udhëhequr vendin tonë,  sepse ditën pas humbjes nuk jemi demokratë apo republikanë – përfundoi Obama- mbi të gjitha jemi amerikanë dhe patriotë që duam më të mirën për vendin tonë”.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.