KreuArt

Brad del publikisht përkrah Marion Cotillard, çfarë po ndodh mes tyre

Përshtati: Anila Dedaj

Kostum i zi dhe këmishë e bardhë, flokë të shkurtra dhe disa kile më pak. Brad Pitt përballet me publikun, duke buzëqeshur, duke dhënë autografe dhe duke bërë selfie me fansat. Për herë të parë në tapet të kuq si beqar, pas divorcit me Angelina Jolie-n. Dhe ishte përkrah të Marion Cotillard, aktores që të gjithë e kanë etiketuar si shkaktaren e divorcit.

Në  teatrin “Regency Village” në Los Angeles për herë të parë për “Allied, një dashuri në hije”, Pitt dhe Marion janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin. Ylli, që sapo ka firmosur marrëveshjen me ish-gruan e tij për kujdestarinë e 6 fëmijëve, përfitoi për të falënderuar edhe fansat: “Kanë qenë shumë të mirë dhe të dashur në këtë periudhë kaq të vështirë” tha ai. Film i drejtuar nga regjisori Robert Zemeckis do të dalë në 12 janar, por që ka nxitur qysh tani thashethemet për një flirt të mundshëm midis Brad dhe koleges franceze, që thuhet se ka lindur pikërisht në shesh të xhirimit.

Në fillim dukeshin fjalë boshe por pas divorcit me Angelinan, thashethemet filluan përsëri. E martuar me regjisorin dhe aktorin Guilllaume Canet, Marion është në pritje të ëmbël me djalin e dytë dhe pas gjithë këtyre që ndodhën ka jetuar disa ditë jashtë fokusit të mediave. Bashkëshorti i saj ka përgënjeshtruar në rrjetet sociale çdo gjë, por janë të shumtë ata që thonë se Marion është shtatzënë pikërisht me Brad-in. Fantashkencë?

Ndoshta, por Allied është një histori që ndodh gjatë luftës së dytë botërore dhe Pitt me Cotillard janë dy spiunë që dashurohen gjatë një misioni në Afrikën e Jugut, të kujton disi pikërisht Mr & Mrs Smith që bëri të lindë dashuria midis Angelina-s dhe Brad, asokohe i martuar me Jennifer.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF