Audi R8 Star of Lucis, nga bota virtuale në atë reale!

View Gallery
11 Photos

Nga lojërat virtuale tek filmat e realizuar me grafikë kompiuterike, të prodhuar nga “Square Enix”, në rrug. Në filmin e famshëm me grafikë kompiuterike “Kingslaive: Final Fantasy XV”, që loja virtuale do të dalë në fund të këtij muaji për “PlayStation 4”, Audi në Japoni ka realizuar një koncept që quhet “R8 Star of Lucis”.

Duke parë pëlqyeshmërinë e këtij prototipi, Audi vendosi të prodhojë vetëm një model të kësaj veture sportive të bazuar tek modeli R8. Makina ka motorin e njohur V10 5,2 litra që çliron 610 kuaj fuqi, dhe do të shitet më 21 nëntor në anakand me një vlerë fillestare prej rreth 430 mijë euro.

E inspiruar nga modeli i lojës, “R8 Star of Lucis” (emri derivon nga mbretëria që shërben si sfond për historinë ku zhvillohet loja “Final Fantasy”) është në ngjyrë të zezë me motive arabeske që karakterizojnë estetikën e filmit dhe të lojës. Por jo vetëm estetika është super në këtë makinë. Sikurse thame është një model unik me një motor V10 prej 5,2 litrash i kombinuar me marshet “S Tronic”. Audi deklaron se 0-100 kilometra në orë i arrin për 3,2 sekonda dhe kap një shpejtësi maksimale prej 330 kilometrash në orë.

Për sa i përket pjesës së brendshme, të frymëzuar nga familja mbretërore e Lucis, Audi ka zgjedhur të përdorë materiale lëkure. Ka instaluar një impiant audio “Bang & Olufsen”. Normalisht që aty do të gjeni edhe shërbimein më të fundit “Audi connect”.

Për të pasur “Audi R8 Star of Lucis”, një makinë e me të vërtetë mbretërore dhe moderne, duhet të regjistroheni më 21 nëntor në këtë faqe (http://www.audi.jp/ff15/en/#loc) të krijuar posaçërisht për këtë veturë, që nga ora 10 e mëngjesit me orën japoneze. Përveç se duhet të keni në dispozicion 430 mijë eurot e nevojshme, duhet të kaloni edhe një fazë përzgjedhëse që “Audi of Japan” ka parashikuar në rast se ka shumë kërkesa.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.