KreuArt

Gëzuar datëlindjen Anne Hathaway! 34 vite në 34 foto të mrekullueshme

/Bordo/ Anila Dedaj

Princesha e përjetshme e Disney-it, me bukurinë e saj ujë dhe sapun dhe buzëqeshjen e saj magnetike, sot mbush 34-vjeç.

Kanë kaluar shumë vite prej kohës që e bukura Anne Hathaway ka interpretuar në rolin e Mia-s. Le të kujtojmë disa nga rolet e saj brilante përkrah emrave të rëndësishëm të Hollywood-it si: Meryl Streep tek “Dialli vishet me Prada” apo “Alice in Wonderland”, të Tim Burton me Johnny Depp dhe kohët e fundit është në rolin e sipërmarrëses të re përkrah Robert De Niro-s në “The intern”.

Ndoshta fakti që mban emrin e gruas së Shekspirit, e ka shënuar në një farë mënyre fatin e saj. Në fakt Anne filloi të recitojë qysh e re dhe e bëri këtë me kaq shumë pasion saqë shumë shpejt u bë e vetmja adoleshente e grupit “Barrow”, një kompani e famshme teatrale dhe një shkollë recitimi në New York.

Karriera Hathaway filloi në vitin 2001, kur mori rolin e parë si protagoniste në fimin “Pretty Princess” e shoqëruar nga e magjishmja Julie Andrews në rolin e Mbretëreshës Clarisse Renaldi.

Më pas Anne fillon të njihet në ekranin e madh me filma si “Ana tjetër e Parajsës (The Other Side of Heaven) , me regji të Mitch Davis, Ella Enchanted – Bota magjike e Ella-s (Ella Enchanted), me regji të Tommy O’Haver (2004) dhe Kërkohet princi kaltër (The Princess Diaries 2: RZoyal Engagement), me regji të Garry Marshall (2004). Filmi u prit shumë mirë nga kritika dhe ajo fitoi Çmimet Golden Globe, BAFTA, Critics’ Choice Movie Award, Satellite Awards, Independent Spirit Award për filmin më të mirë dhe regjinë më të mirë. Është një nga filmat më të nominuar për Çmimet Oscar 2006. Në vitin 2010 aktorja vendosi të marrë pjesë në kastin “Love & Other Drugs” sërish përkrahë Jake Gyllenhaal. Filmi romantiko-dramatik do ta çojë Hathway-n edhe më lart, duke e përballur temën e sëmundjes më brishtësi dhe ëmbëlsi. Aktualisht, Hathaway duket se do të pranojë për të tretën herë, pas këmbënguljes së regjisorit Garry Marshall, rolin e Pinceshë Mias. Lajmi ka dalë pak muaj më par i konfirmuar nga vetë Garry: “Disney është shumë i interesuar të realizojë Pretty Princess 3”.

Princess 3 është duke u bërë realitet, duke na çuar përsëri në botën magjepse ku çdo gjë është e mundur.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF