KreuArt

Ndahen çmimet e Panairit të 19 të Librit “Tirana 2016”

 U shpallën sot çmimet e Panairit të 19-të të Librit “Tirana 2016”. Përreth tre muaj, pesë anëtarët e jurisë, Lili Sula (Përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Tiranës), Tonin Çobani, (studiues dhe dr.shkencash), Agim Baçi (kritik), Jorgji Qirjako (përkthyes) dhe Alida Cenaj (gazetare), kanë lexuar 107 vepra letrare të zhanreve të ndryshëm para se të ndanin çmimet.

Profesoreshë Lili Sulaj, njëkohësisht edhe kryetare e jurisë u shpreh se puna që është bërë për ndarjen e çmimeve ka qenë e madhe. Diskutimet rreth saj, kanë qenë të shumta para se arrihej në përfundimet përkatëse.

1.Çmimi për librin më të mirë për fëmijë

Për çmimin për libri më i mirë i vitit për fëmijë, (ka pasur shumë pak prurje), por libri “Unë jam Aleksandër Moisu” i Luan Ramës u vlerësua me motivacionin se: “Në këtë libër vjen një rrëfim emocional i figurave njerëzore”.

2.Çmimi për përkthimin më të mirë

Me çmimin Përkthimi më i mirë i vitit u vlerësua libri “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra” të Marica Bodrozic, i përkthyer nga Edvin Cami, nën motivacionin se: Është bërë një punë e mirë për shqipërimin e tij.

3.Autori i Vitit (çmim ky për të cilin konkurruan disa emra, si Luljeta Lleshanaku, Thanas Medi, Preç Zogaj, Agron Tufa etj), u shpall Agron Tufa. Me motivacionin për një perceptim origjinal të vet njeriut për librin me poezi “Kafsha apo fantazma”. Tufa shprehu falënderimet e veçanta. Ai tha se ky vlerësim për të është i veçantë, sepse edhe pse ka botuar shtatë libra me poezi, ky është çmimi i parë me të cilin vlerësohen në Shqipëri në këtë zhaner. “Ndërsa, ky libër është shkruar si një penallti në ecje dhe ndalesa gjatë vitit 2013-’16, kur shfrytëzoja kohën që prisja njerëzit në takime, në aeroport, në hotele etj., mendoj se pavarësisht se gjithçka është në krizë, poezia shqipe nuk është zbehur”, shprehet Tufa.

                                                                                                               /Bordo/ Anila Dedaj

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF