KreuStil Jetese

Ku do të jetojë Obama kur të largohet nga Shtëpia e Bardhë?

Nuk duhet të jetë e lehtë të jetosh një jetë “normale” pasi të kesh jetuar për 8 vjet në një nga shtëpitë më të famshme në botë.

Në realitet shtëpia e zgjedhur nga Barack Obama për periudhën e parë pasi t’i mbarojë mandati presidencial, nga janari i vitit 2017 nuk gjendet larg “Pennsylvania Avenue”.
Shtëpia e re e Obamas gjendet vetëm tre kilometra larg nga Shtëpia e Bardhë, në lagjen më shik të Washington, në zonën e “Kalorama”, pas “Rock Creek Park”.

Vila e ndërtuar në vitin 1928, ka 9 dhoma gjumi dhe nëntë tualete, dhe përfshin një sipërfaqe prej 3000 metra katror.
Pronarët e tanishëm, Joe Lockhart, ish këshilltar i Bill Clinton dhe gruaja e tij Giovanna Gray, drejtoreshë e revistës Glamur do të transferohen në New York dhe do t’ia lënë shtëpinë familjes Obama për 22 000 dollarë në muaj. Mesa duket ata nuk do të kthehen në shtëpinë në Chicago derisa vajza e vogël Sasha të ketë mbaruar shkollën e mesme.

                                                                                                 /Bordo/ Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF