KreuArt

Pas tmerrit, “Bataclan” rikthehet me Sting!

Salla e koncerteve të “Bataclan”, që ishte e mbyllur që nga data 13 nëntor 2015, rihapi të shtunën në darkë dyert e saj.

“Kjo nuk është një epokë e re, por jeta që vazhdon”, tha një spektatore para se të hynte ne sallë për të ndjekur një koncert të yllit të muzikës britanike Sting.

“E ndjej se do të prekem këtë mbrëmje. Më vjen mirë që Bataclan u rindërtua siç ishte më parë, nuk kishte arsye të ndryshonte”, tha një 48-vjeçare pariziene, e cila kishte ardhur dy orë përpara se të fillonte koncerti.
“Kemi ardhur për simbolikën, për këngëtarin Sting, për respektin ndaj jetës sepse jemi parisienë, për t’u bërë homazh të gjitha viktimave”, sqaroi ajo.

Për 30-vjeçarin Aurélien, një i mbijetuar i sulmit barbar në “Bataclan” që shkaktoi 90 viktima gjatë një koncerti të grupit amerikan “Eagles of Death Metal” me datën 13 nëntor të vitit të kaluar, emocioni ishte shumë i fortë para hyrjes në sallë.

“Kjo ështe hera e parë që shkoj në një vend publik që prej një viti. Nuk kam shkuar as në kinema, as në koncert, vetëm kam bërë pazaret dhe kam ndenjur gjithë kohën në shtepi”, shtoi ai.
“Këtë mbrëmjë po i rikthehem jetës time si më parë. Ishte një detyrë dhe detyrim për mua te vija këtu , sepse 90 persona që humbën jetën atë natë nuk mund të vijnë më kurrë”, tha ai i përlotur ndërsa duart i dridheshin.

Qindra buqeta me lule, mesazhe dhe qirinj ishin vendosur në hyrje të sallës së koncerteve në homazh të viktimave të sulmit të kryer nga tre xhihadistë një vit më parë.
Shumë spektatorë hynë në sallë duke majtur trëndafila në duar.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF