KreuArt

Doctor Strange – 490 milionë dollarë në vetëm dy javë

Filmi “Doctor Strange”, i realizuar nga “Disney-Marvel” me protagonist Benedict Cumberbatch, është në krye të shikueshmërisë në SHBA për javën e dytë radhazi duke kapur vlera rekord prej 43 milionë dollarë vetëm fundjavën që kaloi.

Nga dita e publikimit deri tani vetëm në Amerikë ky film ka fituar 153 milionë dollarë, ndërsa në të gjithë botën ka arritur vlerën e 492 milionë dollarëve.

Në vend të dytë është renditur filmi i animuar “Dreamworks Trolls” duke regjistruar 35 milionë dollarë në javën e dytë dhe një total praj 94 milionë dollarë në SHBA, ndërsa në gjithë botën ka kapur një vlerë prej 200 milionë dollarë.

Por këtë fundjavë u publikua për herë të parë një nga filmat pretendentë për Oskar, “Arrival” i regjisorit Denis Villeneuve me aktorë kryesorë Amy Adams dhe Jeremy Renner, si dhe i realizuar nga “Paramount”, që në kinematë e botës pritet të shfaqet duke filluar nga muaji janar.

Ky film, ndonëse në ditët e tij të para, arriti të renditet i treti duke arritur një vlerë prej 24 milionë dollarë nga “box office”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF