KreuStil Jetese

Trump do të heqë dorë nga rroga si President: “Do të marrë vetëm një dollar”

Përshtati: Anila Dedaj

  “Për të kryer punën time si President i SHBA kam vendosur të heq dorë nga 400 mijë dollarë pagesë vjetore, dhe do të marrë vetëm një dollar” ky është një tjetër premtim i bërë nga Donald Trump në mikrofonat e Cbs-së gjatë transmetimit të “60 minuta” të drejtuar nga gazetarja Lesley Stahl, gjatë intervistës së parë televizve të dhënë nga President i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara.

“Besoj se ligji amerikan më imponon të marrë të paktën një dollar për detyrën që do të kryej. Atëherë unë do të marrë vetëm një dollar” precizon miliarderi, që në 20 janar do të zëvendësojë zyrtarisht Barack Obama-n, për një mandate katër vjeçar që po diskutohet shumë.

Sipas revistës Forbes, përpos të tjerave, pasuria personale e manjatit amerikan, falë suksesit në botën e ndërtimit – është pothuajse 3.7 miliardë dollarë, ndërsa pagesa në vit për detyrën si President është 400 mijë dollarë. “ Në realitet nuk e di se sa është rroga e presidentit. Sa është?”, pyeti Trump gjatë mbledhjes në Stahl. Pasi u sqarua me gazetaren, Trump tha: “Sigurisht që nuk do t’i kaloj në llogarinë time”.

Ndërkohë, një deklaratë të ngjashme Donald e kishte bërë gjatë fushatës elektorale në shtator të vitit 2015, në të cilën duke u folur mbështetësve të tij në New Hampshire, kishte premtuar se në rast se do të ishte zgjedhur nuk do të kishte pranuar asnjë kompensim: “Nuk do të ishte një dramë për mua” kishte shpjeguar ai në atë rast.

Një premtim elektoral i përsëritur gjatë 21 shtatorit nëpërmjet Twitter-it, në një video që Trump siguronte : “Nuk do të kaloj asnjë dollar në llogarinë time kur të bëhem president”.

Një lëvizje politike që me siguri ka pasur ndikim të madh te zgjedhësit, sipas analistëve.  Gjithsesi edhe nëse Trump nuk e mban premtimin, nuk do të ishte i pari president që do ta bënte diçka të tillë, Herbert Hoover dhe John Kennedy i kanë bërë shkelur premtimet elektorale.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF