Ivana i kërkon Trump-it ta emërojë… ambasadore në Republikën Çeke!

Do t’i kërkoj Trumpit të më emërojë ambasadore në Republikën Çeke!

Me zgjedhjen e ish-bashkëshortit të saj në postin e presidentit, me të cilin ka tre fëmijë, Ivana Trump mendon të kthehet në vendin e saj të origjinës, madje si përfaqësuese diplomatike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë lajm e konfirmon vetë Ivana Trump për gazetën ”New York Post”.

“Është vendi nga vij, është gjuha ime dhe të gjithë më njohin”, deklaroi Ivana.

”Jam mjaft e njohur në të gjithë botën, jo vetëm në Amerikë. Kam shkruar tre libra që janë përkthyer në 25 gjuhë dhe shpërndarë në 40 vende. Më njohin me emrin tim, Ivana dhe nuk kam nevojë për mbiemrin Trump”, thekson ajo.

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.