KreuArt

Klesta Qehaja në Eurovizion: “Kënga flet për fëmijët që vuajnë si pasojë e luftërave”

Nga Andri Xhahu

Këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest”, Klesta Qehaja, ka fluturuar ditën e djeshme drejt Maltës. Në Valeta do të mbahet edicioni i 14-të i “Festivalit Evropian të Fëmijëve” dhe vendi ynë prezantohet me këngën “Besoj”, shkruar në nota nga Adrian Hila dhe në vargje nga Pandi Laço.

Mbrëmjen e sotme është mbajtur ceremonia e hapjes së “Junior Eurovision 2016”, ku këngëtarët e vegjël kanë kaluar në tapetin e kuq. E para ka qenë këngëtarja nga Prishtina, Klesta Qehaja, e cila e pyetur nga moderatorja për mesazhin që kënga përcjell, ajo është përgjigjur: – “Kënga ime është për paqen. Kënga flet për të gjithë ata fëmijë që vuajnë si pasojë e luftërave të ndryshme nëpër botë. Nëse ne jemi të lumtur, kjo nuk do të thotë që të gjithë fëmijët janë të lumtur. Unë uroj që kjo këngë do të gjejë vend në zemrat e të gjithëve. Unë besoj që një ditë asnjë fëmijë nuk do të vuajë por ata do të jenë të lumtur.” 

Pas shorteut të hedhur, Klesta Qehaja do të këndojë në grupin e parë të 17 konkurrentëve, në finalen e 20 nëntorit.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF