KreuFashion

Krishtlindjet po afrojnë… disa prej traditave nëpër botë!

Darka e Krishtlindjeve kremtohet në të gjitha anët e botës me menu të ndryshme.

Njihuni me disa tradita në vende të ndryshme të globit…

Idetë viktoriane që nga vitet 1860 kanë frymëzuar disa nga mënyrat për të festuar nëpër botë, në festën e Krishtlindjeve edhe në ditët e sotme. Kartolinat e Krishtlindjeve nuk dhuroheshin përpara kësaj date.  Kjo traditë nuk ishte e përhapur në Shtetet e Bashkuara deri në fillim të viteve 1970.

Deri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, festa e Krishtlindjeve u përqendrua në mishin e  patës, mish pule, ose rosto viçi. Tradita e pemëve të Krishtlindjeve filloi në Gjermani, u përhap në Amerikë dhe e bëri rrugën e saj në Angli në vitin 1840 për shkak të princit Albert.

Në Shtetet e Bashkuara, rosto (gjeldeti) dhe proshutë janë të zakonshme në darkën e Krishtlindjeve.  Italianët heqin dorë nga mishi në prag të Krishtlindjeve, por jo domosdoshmërisht te prodhimet e detit. Ata konsumojnë 7 lloje peshqish në darkën e  Krishtlindjeve.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF