Melania Trump, nga pasarelat e Milanos në Shtëpinë e Bardhë

View Gallery
24 Photos

Përshtati: Anila Dedaj

Peliçe, diamant, orë të shtrenjta. Çanta krokodili si dhe taka me majë. Ajo është krejtësisht ndryshe nga Michelle Obama, edhe pse gjatë fushatës elektorale veshja e saj u bë disi më formale. Të bardha, të kuqe apo blu ( ngjyrat e flamurit Amerikan) u bënë nuancat e saj të preferuara për sa i përket paraqitjes së saj para zgjedhësve. Ndërsa bizhuteritë që bien më shumë në sy janë kyçur përkohësisht në sirtar (ngelen vetëm gjurmët e unazave dhe vëthëve).

Është një tregues fakti që gjatë Halloween-it, shumë gra kopjuan look-un e saj më të famshëm të kohëve të fundit (pantallona të kuqe dhe një bluzë në formë harku, të dyja të Gucci-t). Nuk duhet nënvlerësuar fakti se çdo gjë që ajo vesh shitet menjëherë ditën e mëvonshme ( edhe kur kushton 2100 dollarë, siç ndodhi me një model të Roksanda Ilncic, që ajo veshi korrikun e kaluar).

Melanija Knauss, ky është emri i vërtetë i Melania Trump, e cila ka lindur në Svencia, një qytet i vogël i Sllovenisë, në 26 prill të vitit 1970. Bija e një menaxheri makinash dhe një stilisteje mode, në moshën 16-vjeçare fillon karrierën e saj si modele dhe në moshën 18-vjeçare ajo debuton në Milano me një agjenci të këtij sektori. Nga viti 1992 e deri në ’96-ën punon për shumë marka ta famshme si dhe braktis në mënyrë përfundimtare universitetin e Lubianës në të cilin ishte regjistruar më parë.

Në vitin 1996 transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës falë edhe ndihmës së një sipërmarrësi italian, Paolo Zampolli-t. Takimi me Donald Trump ndodh në vitin 1998, gjatë javës së modës në New York. Lidhja bëhet serioze kur manjati divorcohet nga e shoqja Marla Maples në vitin 1999. Ndërkaq, Melania vazhdonte karrierën e saj si modele dhe u shfaq në shumë kopertina. Ajo flet në mënyrë perfekte në 5 gjuhë: anglisht, sllovenisht, serbisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Gjatë fushatës elektorale të së shoqit ajo nuk ka folur shumë: fjalimi i saj i vetëm u bë motiv për të nxitur zemërimin e njerëzve pasi në medie u publikua se fjalët që ajo tha i përkisnin një fjalimi të mbajtur më parë nga Michelle Obama. Pak ditë para zgjedhjeve, ajo u shpreh se dëshira e saj ishte të angazhohej në favor të grave dhe fëmijëve.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.