KreuStil Jetese

Ngrini sytë nga qielli, sot është Hëna më e madhe e shekullit!

Përshtati: Anila Dedaj

Sipas Nasa-s kjo e sotmja do të jetë Hëna më e madhe e 70 viteve të fundit. Shprehni një dëshirë, por mos provoni ta fotografoni…

Hëna më e madhe dhe më e shndritshme e 68 viteve të fundit

Hëna është gjithmonë e njëjta, por është e plotë dhe më shumë se kurrë e afërt me ne në rrotullimet që ajo bën rreth Tokës. Për këtë ajo ditën e sotme do të duket super. Do të shfaqet 15 % më e madhe dhe 30% më e shndritshme se zakonisht.

Përse është kaq e madhe

Rrugëtimi i zakonshëm i Hënës në qiell nuk bëhet sipas një orbite rrethore, por sipas një orbite në formë elipsi. Kjo nënkupton se ka moment në të cilat Hëna gjendet më larg edhe moment në të cilat ajo gjendet më afër nesh. Në rast të afrisë maksimale me Hënën thuhet se ajo është në perigje. Gjendet 356.511 kilometra larg nga ne, 50 mijë më pak krahasuar me momentin në të cilin ajo gjendet më larg. Kjo ndodh midis 14 dhe 15 nëntorit. Në të njëjtën kohë sateliti ynë është në momentin me vizibilitet më të madh. Është Hëna e plotë. Rastësia e dy eventeve sjell spektaklin e Super Hënës më të madhe rreth 15 % më të madhe se zakonisht edhe 30 % me më shumë shkëlqim.

Kur ndodh

Fenomeni i Hënës gjigante nuk është unik, por është periodik. Përsëritet në bazë të orbitës së yllit rreth Tokës. Kjo do të jetë hëna më e madhe dhe më e shndritshme e 68 viteve të fundit të shekullit të 21. Duhet të kthehemi në vitin 1948 për të kujtuar diçka të ngjashme dhe të presim që fenomeni të përsëritet në vitin 2034 për një fenomen me të njëjtin intensitet. Do të ndodhin fenomene të ngjashme edhe gjatë 2 janarit të vitit 2018 dhe 21 janarit të vitit 2023, por jo me të njëjtin spektakolaritet

Mund ta shikoni edhe në Web

Nëse nuk do të keni mundësinë ta shikoni me sy të lirë mund të shikohet në Web në Virtual Telescope duke filluar nga ora 17. Edhe faqja në faqen e Nasa-s do të pasqyrohen moment nga eventi.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF