Tre vajzat e Sylvester Stallone do të jenë miss Golden Globe 2017

View Gallery
3 Photos
Tre vajzat e Sylvester Stallone do të jenë miss Golden Globe 2017

Tre vajzat e Sylvester Stallone do të jenë miss Golden Globe 2017

Tre vajzat e Sylvester Stallone do të jenë miss Golden Globe 2017

Sophia, Sistine dhe Scarlet Stallone janë zgjedhur si “Mis Golden Globe”. Vajzat e aktorit Silvester Stallone do të jenë ato, që do të ndihmojnë në dorëzimin e Golden Globe-s, çmimet e shtypit të huaj të akredituar në Hollywood.

Ceremonia, e njohur si paradhomë e Oskar, do të mbahet në Hills Hotel Beverly në Hollywood më 8 janar, 2017. Sophia (20 vjeç) është një studentesh universiteti, Sistine (18 vjeç) është një modele, ndërsa Scarlet ( 14 vjeç) frekuenton shkollën e mesme, liceun.

Është hera e parë në historinë e çmimeve që roli i miss u besohet tre vajzave, ndërkohë që nuk është risi prania e vajzave të artit; më parë se motrat Stallone këtë gjë e ka prekur edhe Dakota Johnson (vajza e Melanie Griffith), vetë Melanie Griffith (vajza e Tippi Hedren), Francesca Eastwood (vajza e Clint Eastwood-it) dhe shumë të tjera. Tre vajzat e reja shoqëruan të atin Silvester në dorëzimin e Golden Globe në vitin 2016, kur ai tërhoqi çmimin e tij të parë, si aktori më i mirë joprotagonist në “Creed – Nato per combattere”.

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.