KreuCelebrity

Victoria dëshiron të menaxhojë karrierën muzikore të të birit Cruz Beckham

Kanë kaluar 15 vite që kur Victoria Beckham është larguar nga grupi më i famshëm i vajzave Spice Girls, por duket se muzika është ende brenda saj. Ndonëse po i dedikohet modës dhe koleksioneve të veshjeve me kohë të plotë, Victoria dëshiron të ketë një lidhje edhe me muzikën, ndonëse jo si këngëtare. Nëna e katër fëmijëve dëshiron të jetë menaxherja e djalit të saj si këngëtar. Burime pranë familjes Beckham bëjnë me dije se Victoria dëshiron të kujdeset për karrierën muzikore të djalit 11 vjeçar ndërsa David është i shqetësuar pasi bashkëshortja e tij është shumë e zënë me perandorinë e modës.

Cruz ka të dhëna shumë të mira për t’u bërë një këngëtar. Pak kohë më parë David postoi në Instagram një fotografi të djalit të tij përballë mikrofonit në studion e producentit Rodney Jerkin, që shtoi dyshimet se diçka po gatuhet.

Në Youtube qarkullojnë video të 11 vjeçarit duke kënduar ose duke luajtur kitarë. Vetëm koha do e tregojë nëse do ketë një këngëtar të ri në familjen Beckham.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF