KreuFashion

10 shtetet më të paqta në botë

10. Sllovenia – Populli slloven është i matur, i kujdesshëm, me vetëbesim, tolerantë dhe mikpritës.

9. Japonia – Vendi i tempujve dhe kopshteve. Edhe pse Tokio ka një popullsi të dendur, sërish vërehet paqe dhe mirëkuptim mes tyre.

8. Kanadaja – Është vendi ku pritshmëritë tejkalohen nga realiteti. Aty ku malet janë të larta, liqenet e kaltra, qytetet me rregulla dhe të organizuara dhe njerëzit e shoqërueshëm.

7. Zvicra – Ky shtet nuk ka qenë në një luftë që prej vitit 1847, nuk shpenzon para për ushtrinë dhe ku çdo qytetar mund të propozojë ndryshimet kushtetuese.

6. Republika Çeke – Konsideruar si ndër shtetet më paqësore në Evropë, me histori të pasur, me Pragën e bukur dhe me sheshet romantike të mesjetës.

5. Portugalia – E bukur, e paqtë, me klimë të mirë, arkitekturë të veçantë, kuzhinë dhe verë të shijshme.

4. Zelanda e Re – Vend i bekuar me diversitet, peizazhe unike dhe jetën e egër, ideali për të jetuar në paqe me veten dhe të tjerët.

3. Austria – Shteti i Alpeve, Moxartit, jetës kulturore, galerive, bareve dhe dyqaneve.

2. Danimarka – Kombi më i paqtë skandinav, me kryeqytetin plot jetë por me njerëz në harmoni mes tyre.

1. Islanda – Me 1.6 milion vizitorë që pritet të shkojnë në Islandë deri në fund të këtij viti, nuk ja prishin këtij vendi qetësinë dhe peizazhet që të lënë pa frymë. Numri i vizitorëve është rritur nga viti i kaluar nisur edhe nga fakti që Islanda konsiderohet si vendi më i paqtë në botë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF